Braktisen binjaket, seks i gabuar
Një çift anglez me origjinë indiane ka braktisur në spital dy vajzat e tij binjake sapo kishin lindur, pasi ato kishin “seksin e gabuar”.
Vajzat ishin ngjizur me sistemin “in vitro” në Indi: Çifti kishte moshë të madhe, ai 72 dhe ajo 59 vjeçe. Procesi ishte kryer në Indi pasi në Britani edhe fekondimi artificial ka limit moshe. Prindërit dëshironin një mashkull, më shpresën për të siguruar pasardhësin e familjes. Në Indi është e zakonshme që vajzat foshnje të braktisen, por në Britaninë e Madhe nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Babai i vajzave u ka kërkuar mjekëve të spitalit “New Cross Hospital” në Uolverthampton, të cilët janë skandalizuar nga fakti, se kur e shoqja do të mund të ishte gati për një tjetër shtatzëni me shpresën për t’i dhënë një mashkull. Që kur kanë lindur, rreth tre javë më parë, vajzat e vogla nuk kanë pasur asnjë vizitë nga prindërit e tyre.