Obama: “Po” martesave gay në SHBA
Kandidati demokrat për Presidencën, i cili sipas sondazheve në Nju Jork duket edhe se ka shanset më të mëdha për të qenë në krye
të Shtëpisë së Bardhë, Obama, ka dhënë mbështetjen e tij për ligjet e abortit dhe martesave gay (mes të njëjtit seks). Këtë ai e ka referuar pak ditë më parë, ndërsa ishte në një takim me votues protestantë dhe pohimin e ka bërë duke përdorur fjalë shumë të kujdesshme. Për sa i përket abortit, Obama ka shprehur kundërshtimin e tij personal, por ka shtuar se duke e bërë këtë praktikë ilegale nuk do të thotë se ajo do të eliminohet, prandaj nuk mund të legalizohet. “Të eliminosh abortin do të thotë që të varfrit të vuajnë edhe më shumë. Personalisht do të preferoja që ai të mos praktikohej, por besoj se ndryshimi i ligjit nuk përbën zgjidhjen e këtij problemi”, tha Obama. Përsa i përket martesave mes homoseksualëve, Obama sqaroi se martesa është një koncept teologjik dhe e kupton faktin, që kishat nuk duan ta ndryshojnë këtë përkufizim. Por në të njëjtën kohë, ai tha se duke folur si një lider i shoqërisë civile, duhet t’i thotë po martesave ndërmjet personave së të njëjtit seks, si një e drejtë që i duhet ofruar njerëzve gay.