E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, një familje groposet e gjallë: Janë shtriganë

Një familje e tërë u gropos e gjallë për akte shtriganësh në Indi. 

Lajmin e ka konfirmuar policia e këtij vendi, sipas informatave të së cilës, kryetari i familjes është nxjerrë jashtë nga shtëpia e tij nga kryeplaku i fshatit Koilajuli Milanpur, në Assam. Fqinjët e tij e kanë akuzuar se ka bërë të vdesë një banor të fshatit, i cili ishte i sëmurë rëndë. Për këtë, ata kanë vendosur dhe kanë tërhequr zvarrë nga shtëpia kryetarin e familjes, gruan, djalin dhe nusen e tij, i kanë dërguar në xhungël ku kanë pësuar një vdekje të tmerrshme. Kanë qenë me qindra ata që janë vërsulur kundër shtriganëve të supozuar, duke i akuzuar se kanë shprehur formula të magjisë së zezë. Sipas policisë indiane, i akuzuari i fshatarëve kishte vizituar të sëmurin rëndë të fshatit për të belbëzuar disa formula fetare sipas të cilit, atë do ta kishin ndihmuar për t’i kthyer shëndetin. Por për fat të keq i sëmuri ka vdekur dhe banorët  e fshatit e kanë argumentuar si të qëllimshme vizitën e tij. Pas kreut të familjes, banorët kanë qëlluar të shoqen e tij, Majhi, të birin dhe nusen e tij me tulla e gurë, i kanë tërhequr në xhunglën pranë fshatit dhe më pas i kanë varrosur të gjallë. Edhe pse forcat e rendit po hetojnë mbi këtë ngjarje dhe e dinë versionin se si ka ndodhur gjithçka, deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Në Indi janë vrarë mbi 500 persona gjatë pesë viteve të fundit, sepse fqinjët e tyre mendonin se ata ushtronin akte shtriganësh. Besëtytnitë dhe magjia e zezë janë shumë të përhapura në këtë vend sidomos në pjesën lindore të tij. Në muajin prill, në Jarkhand, një grup njerëzish vranë një grua për të cilën besonin se ishte shtrigë dhe më pas vendosën që kokën e saj ta paraqisnin në një muze për banorët e fshatit, që ata të mos e harronin ngjarjen. Gjatë kohëve të fundit autoritetet në vend dhe policia kanë ndërmarrë fushata sensibilizimi për t’i dhënë fund këtij fenomeni të tmerrshëm në zonat e pazhvilluara të vendit.

Egjipt, 75 vjet më i ri se gruaja

Autoritetet egjiptiane kanë refuzuar zhvillimin e një martese mes një arabi dhe një të reje egjiptiane. Arsyeja ishte diferenca e madhe e moshës mes tyre. Në fakt, burri ishte 75 vjet më i madh se vajza. Sipas ministrit të Drejtësisë në Egjipt, kjo diferencë e madhe ishte në kontrast me ligjin që i përket egjiptianëve dhe të huajve. Sipas përfaqësuesit të ministrisë, Ahmad al-Sarjani, “kjo masë është marrë për të treguar se turizmi seksual në Egjipt është i ndaluar. Pleqtë e huaj nuk mund të martohen me të reja egjiptiane”. Për të ndryshuar limitin e ligjit, një i huaj që do të martohet me një egjiptiane të re duhet të derdhë në llogarinë bankare të saj në bankat e Egjiptit një shumë të konsiderueshme parash. Mes egjiptianeve dhe të huajve janë regjistruar gjithsej 633 martesa, pjesa më madhe e të cilave me arabë. 173 prej tyre shkelnin kufirin e moshës ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›