E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitute nga varferia, gjykata e liron

Tirane - Gjykata e Tiranes liron 22-vjecaren, e cila shiste trupin ne kembim te lekeve. Varferia dhe mungesa e te ardhurave eshte bere shkaku kryesor qe shume prej femrave te kapura ne flagrance nga agjentet antitrafik te dalin ne rruge per te prostituuar. Nje nga keto vajza ka qene edhe Alketa S., e cila dje eshte lene e lire nga gjykata qe i dha vetem 3 muaj denim me kusht. Me 17 nentor te vitit 2007, 22-vjecarja ka rene ne pranga te bluve nen akuzen e "ushtrimit te prostitucionit", ne rrugen "Naim Frasheri" te Tiranes. Vajza e cila ushtronte profesionin e saj ne hotel "Drini" e ka pranuar akuzen ne cdo seance gjyqesore, duke bere te ditur se e shiste trupin e saj per para. Nderkohe qe 500-1000 leke paguanin klientet per cdo akt seksual me te. Dje togat e zeza te Gjykates se Tiranes e kane shpallur fajtore dhe e kane denuar kete te fundit me 3 muaj me kusht. Sipas vendimit te gjykates se dhene dje nga gjyqtari Ilir Celiku, 22-vjecarja per 3 muaj nuk duhet te kryeje asnje veper tjeter penale, ne te kundert do te behet arrestimi i saj i menjehershem dhe me pas do te vuaje edhe denimin e dhene nga gjykata per vepren penale te "ushtrimit te prostitucionit".
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›