E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhelozia, masakrohet me leve maturanti

Masakrohet me leve pas koke gjimnazisti i shkolles "Besnik Sykja" ne Tirane dhe shkak mendohet te jete xhelozia e autorit te dyshuar per nje vajze qe e kishte te dashur. Vihet ne pranga nje 20-vjecar, si i dyshuar per plagosjen e maturantit te shkolles se mesme. Policia, pas hetimeve paraprake, beson se grindja ka pasur si zanafille nje konflikt per ceshtje femrash, por hetohet edhe per motive te tjera banale. Fabjon Lamaj eshte arrestuar dy dite me pare, ndersa ndaj tij uniformat blu kane ngritur disa akuza. Burime zyrtare bene te ditur se ndalimi i te dyshuarit eshte bere per shkak te sherrit te ndodhur kur Lamaj, ne bashkepunim dhe me nje tjeter person, i cili eshte shpallur ne kerkim, kane goditur me leva ne koke nxenesin e kesaj shkolle, Elvis C., dhe me pas kur nje efektiv policie ka nderhyre, ata kane kundershtuar. Mesohet se gjithcka ka ndodhur per shkak te nje vajze, nxenese ne kete shkolle, e cila mendohet se ishte e dashura e te ndaluarit. Por ky i fundit, pasi e ka pare nen shoqerine e shokut te klases, eshte bere xheloz dhe ka nisur nje sherr me adoleshentin. Por sherri ka degjeneruar me shume dhe me pas Lamaj ka marre ne ndihme te tij dhe nje shok tjeter, qe se bashku kane qelluar me leve ne koke 18-vjecarin. I dyshuari ka rene ne pranga e nje tjeter eshte i shpallur ne kerkim, pasi policia ka ngritur akuzat e "plagosjes se rende me dashje" dhe te "kundershtimit te punonjesit te policise rendit publik".
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›