E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroret: Pengohet sekuestrimi i pronave te krimit

Pronat e krimit nuk jane sekuestruar dhe per kete shkak behet agjencia e administrimit te pasurive te paligjshme prane Ministrise se Financave. Ina Rama dhe vartesit e saj kane shprehur dje pakenaqesi per mungesen e bashkepunimit ne kete drejtim, megjithese nga organi i akuzes jane ndaluar nje numer i madh te dyshuarish ne kuader te operacioneve kunder krimit te organizuar. Deklarata eshte bere dje, gjate analizes vjetore te Prokurorise se Krimeve te Renda ne Tirane, ku ka marre pjese edhe drejtuesja e Prokurorise se Pergjithshme. "Kerkohet veprim edhe nga agjencia e sekuestrimit te pronave ne kuader te ligjit anti-mafia", tha Rama ne takimin me vartesit e saj, qe i parashtruan shqetesimin. Ajo vleresoi shqetesimet edhe per mosfunksionimin e qendres se pergjimeve ne Prokurorine e Pergjithshme, por u ka terhequr veshin prokuroreve per zvarritjen e hetimeve, neglizhencat per masat e sigurise, mosndjekjen e proceseve gjyqesore dhe kerkoi perfaqesim me dinjitoz. Ndonese Ina Rama e ka cilesuar Prokurorine e Krimeve te Renda si nje nga institucionet me rezultate me te mira sesa prokurorite e tjera, ajo kritikoi disa hetime jo te plota te dosjeve per aktivitetet e paligjshme, ne zbatim te ligjit Anti-Mafia. "Ju duhet te punoni me nivel te larte, pasi ceshtjet jane te ndjeshme per publikun dhe shume te rendesishme", ka thene Kryeprokurorja. Keshilla jane leshuar per aplikimin e kerkesave per masen e sigurimit ne kualifikimet e sakta ligjore te veprave penale, vecanerisht ne percaktimin e sakte ligjor te bashkepunimit ne formen e grupit te strukturuar kriminal. "Ne konkluzionet perfundimtare te ceshtjes, qe parashtrohen perpara gjykates, te reflektohet dhe analizohet gjithcka, jo vetem nga hetimi paraprak, por dhe nga gjykimi i ceshtjes", ka perfunduar Rama fjalen e saj. Sot drejtuesja e organit qendror te akuzes pritet te marre pjese ne analizen vjetore te Prokurorise se Tiranes.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›