Braktisi fëmijën për kushte ekonomike pendohet dhe e merr
Pogradec- Braktisi fëmijën për arsye ekonomike por u pendua dhe erdhi për ta marrë mbrëmë vonë. Bëhet fjalë për një ngjarje të përfolur para disa ditësh për një të re nga Pogradeci e cila në pamundësi ekonomike u detyrua të braktiste të porsalindurin.Mësohet se ajo qe rregjistruar enkas me emër të rreme sepse kishte këtë synim që në momentin që është nisur drejt maternitetit për ta sjellë në jetë. Zyra e ndihmës ekonomike i ka lidhur asistencë për rritjen e fëmijës.