Shkodër- Digjet dyqani në oborrin e shkollës, ska viktima.
Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në oborrin e shkollës 9 vjeçare në një fshat në Shkodër ka përhapur panik mes nxënësve por fatmirësiht nuk janë njoftuar viktima. Mësohet se zjarri ka rënë në një dyqan që ndodhjej në oborrin e shkollës së fshatit Obot të komunës Oblikë në Shkodër. Ky dyqan shërbente si mencë për nxënësit e 9-vjeçares. Fatmirësisht falë ndërhyrjeve të shpejta të zjarrëfiksve të Shkodrës, situata është normalizuar. Dëmet janë vetëm materiale dhe këto në mencë e cila është shkrumbuar totalisht. Ekspertët po hetojnë për ngjarjen për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.