E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëshohet në hapësirë anija kozmike "Falcon 9"

Lajmi bëhet i ditur nga burime të NASA-s, të cilët saktësuan Shoqëria amerikane ''Space X'' lëshoi mëngjesin e sotëm kapsulën hapësinore ''Dragon'' përmes anijes kozmike ''Falcon 9”.

''Lëshimi u krye sot në mëngjes nga Cap Canaveral, në Florida'', deklaroi një zyrtar i NASA-s, i cili nuk pranoi t'i bëhej publik identiteti.

Ngjitja fillestare deri në një lartësi prej 340 kilometrash mbi Tokë zgjati rreth 10 minuta. Me tu lëshuar nga stacioni hapësinor, “Dragon”-i hapi panelet e saj diellore.

Brenda pak ditësh kjo kapsulë parashikohet të mbërrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor./Start/

                                                                                             2012-05-22 18:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›