EULEX: Decentralizimi, nuk pengohet nga Beogradi
Prishtinë -Zëdhënësi i zyrës së Misionit Civil Ndërkombëtare në Kosovë, Endi Mekgafi thotë procesi i decentralizimit nuk mund të zbatohet pa autoritetet e Kosovës, as pa pjesëmarrjen e serbëve. Por, shton ai, Beogradi nuk është pengesë për këtë proces. "Në asnjë mënyrë nuk konsiderojmë se Beogradi është pengesë në këtë proces. Tërë ky proces është për njerëzit e Kosovës, e posaçërisht për komunitetin serb nën udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës", tha Mekgafi në një intervistë për "Zërin e Amerikës".
Sipas tij, gjithmonë është e mirëseardhur mbështetja konstruktive pavarësisht nëse vjen nga ndonjë shtet, organizatë joqeveritare, apo individ. Në lidhje me vetë procesin e decetralizimit ai tha se bëhet fjalë për një "shkallë të lartë të autonomisë," veçmas në komunat në të cilat komuniteti serb e përbën shumicën, dhe ku serbët do të kenë përgjegjësi të mëdha.
"Ata do të kenë kompetenca për përcaktimin e kërkesave nga buxheti, vendosjen e bashkëpunimit me komunat e tjera dhe shfrytëzuesit tjerë, donatorët dhe shfrytëzimin e resurseve. Do të kenë fuqinë për të marrë vendime konform ligjit", tha zëdhënësi Mekgafi, duke thënë që në rastin e Mitrovicës së veriut, kjo do të zgjerohet edhe në dhënien e shërbimeve të shëndetësisë sekondare.
Ai theksoi se procesi i decentralizimit nuk mund të zbatohet pa autoritetet e Kosovës, por as pa pjesëmarrjen e serbëve, duke shtuar se ky "duhet një projekt i përbashkët".