Haraçia: LDK-ja po riorganizohet
Prishtinë -Anëtari i kryesisë së LDK-së Astrit Haraçia i sugjeron liderit të partisë së tij, Fatmir Sejdiut, që të jetë më i prerë në vendime për ta vënë në binarë të drejt LDK-në. Megjithatë Haraçia thotë se LDK po funksionon mirë. Sipas tij kjo parti çdo ditë e më shumë po riorganizohet pas goditjes që ka pësuar me vdekjen e liderit te saj Ibrahim Rugova.
Largimin e Blerim Kuqit e Haki Shatrit nga LDK-ja e cilëson si të drejtë të tyre por Haraçija shpreh keqardhje siç ka thënë ai për rrugën që kanë gjetur për të humbur bagazhin politik që kanë krijuar në LDK. Anëtari i kryesisë së LDK-së nuk pajtohet me deklaratat e deputetit të kësaj partie Bujar Bukoshit se Lidhja demokratike është bërë si dekor në koalicionin qeverisës dhe se PDK-ja po e shkatërron këtë parti. rtk