Mitrovicë, KFOR-i do të reagojë në çdo rast
Mitrovicë -Gjatë mbledhjes së strukturave politike dhe të sigurisë Mitrovicë, kryetari i Komunës Bajram Rexhepi ka falënderuar njësitë e KFOR-it dhe EULEX-it për ruajtjen nën kontroll të situatës, veçanërisht tek Kroi Vitokut. Rexhepi theksoi se kjo punë, ka bërë që të mos ndërpritet rindërtimi i ndërtesave, të shkatërruara pas luftës. Ai theksoi se ka pasur ftesa nga organizatorët e protestave që të mbledhin sa më shumë persona, por kjo nuk ka ndodhur, çka dëshmon se qytetarët e thjeshtë të komunitetit serb nuk janë të interesuar për dhunë, por për jetë normale.
Ai vuri në dukje edhe sjelljen e mirë të drejtuesve të kompanisë që është duke kryer punimet në atë lagje të veriut, por edhe të qytetarëve, të cilët kanë kontribuuar më mbarëvajtjen e gjendjes, duke mos bërë tollovi në vendin ku kanë nisur rindërtimi.
Sa i përket situatës së sigurisë, Nexhip Gashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, tha se përveç protestave që janë regjistruar gjatë javës së fundit në veri të qytetit, ka pasur edhe disa raste të incidenteve dhe sulmeve ndaj pjesëtarëve të policisë së EULEX-it. Në anën tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it thanë se ata janë duke përcjellë situatën për së afërmi në mënyrë që të jenë të gatshëm për të reaguar në rast nevoje.