Branka Interi perseri me i forti
Interi nuk arriti ti pergjigjet fushates shperthyese ne merkaton e veres nga Milani. Drejtuesit e klubit zikalter vendosen qe te ecin perpara me grupin e futbollisteve qe realizoi suksesin e pabesueshem sezonin e kaluar duke fituar tre trofe. Por ndoshta mund te operohet ne merkaton e janarit dhe pse tekniku spanjoll Rafa Benitez kerkoi dicka pas barazimit 0-0 me Bolonjen. Ende mbijeton fantazma Murinjo. Strategjia ka ndryshuar me ardhjen ne drejtimin e Interit te Rafa Benitezit. Interi ne merkaton e veres ishte thuajse zero perforcim. Murinjo mori cfare ai kerkoi ndersa Rafa Benitezi deshtoi ne piketimet qe beri Maskerano Dirk Kajt apo Diego Forlan. Duhet te kenaqet me Kutinjon Bibianin dhe Ranokian. Klubi nuk i dha asnje dore mbeshtetese teknikut spanjoll. Presidenti Morati pranon se Milani me Ibraimovicin dhe Robinjon eshte nje skuader e bukur me sulm te jashtezakonshem dhe tani rivaliteti me Interin eshte me ne fund real. Nga ana e tij drejtori sportiv i Interit Branka hyn ne detaje per te shpjeguar perse Interi dhe ne ekstremin e fundit te kohes nuk i dhuroi dicka Rafa Benitezit. Futbolliste qe realisht mund te forconin Interin nuk kishte ne merkaton e veres. Fabregas dhe Shvainstager duke sjelle nje shembull nuk mund te bliheshin ishte e pamundur - pohoi Branka per faqen e Corriere dello Sport. 22 milione euro per Maskeranon si mesfushor mbrojtes por me kualitet ishin shume. I njejti diskutim dhe per Dirk Kajt 30 vjec per te cilin kerkoheshin 16 milione euro plus bonuset. Le te shikojme nje fakt te meparshem. Nje vit me pare ne bleme 15 milione euro Shnajderin. Dhe Benitez ishte i mendimit se Dirk Kajt kushtonte shume. Interi ndihet perseri shume i forte dhe kete gje do ta demonstroje dhe ne sezonin e ri.
2 Shtator 2010