E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun: Do kthejmë 12.400 paund

 

Kryeministri britanik Gordon Braun tha se ligjvënësit përgjegjës do të paguajnë më shumë se 12,400 paund për shpenzimet parlamentare, pasi ka marrë një letër nga Sër Thomas Legg, i ngarkuar për hetimet mbi shpenzimet ekstra. “Douning Street” tha se kryeministri do të paguajë 12,415.10 paund për pretendimet e komisionit mbi tepricat e përfituara në bazë të sistemit të diskredituar të shpenzimeve të deputetëve midis 2004 dhe 2008. Rreth 10,700 paund kanë të bëjë me faturat e pastrimit, 300 paund janë fatura gjelbërimi dhe më shumë se 1,000 paund për një faturë të publikuar dekorimi. Të gjitha këto janë deklarime shtesë përtej faturave reale të disa ligjvënësve në Britani, të cilat janë futur në xhepin e tyre. Braun ka thënë se është koha për të “pastruar politikën”, dhe u ka bërë thirrje kolegëve të tij të paguajnë paratë e marra. Edhe lideri konservator David Kameron dhe lideri Liberal Demokrat, Nik Kleg, kanë marrë letra kritikuese për deklaratat e shpenzimeve brenda partive respektive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›