E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm në Pakistan, 41 viktima

 

Shpërthimi i një personi me makinë të mbushur me eksploziv, në Luginën Suat të Pakistanit, i ka marrë jetën 40 personave të tjerë dhe ka plagosur rreth 50 njerëz. Rajoni Suat konsiderohej nga ushtria pakistaneze si në pjesën më të mirë të spastruar nga kryengritësit, pas ofensivave të fundit kundër talibanëve. Sipas ushtarakëve, makina e mbushur me eksploziv ishte futur në një autokolonë të ushtrisë, e cila po kalonte në mes të një tregu në qytetin Alpuri. Shumica e viktimave janë civilë. Ndërkohë shpërthimet në Pakistan vazhdojnë ndërsa talibanët “janë tërbuar” pas sulmeve seri të ushtrisë pakistaneze dhe trupave ndërkombëtare, ku parashikohet se kanë vdekur rreth 100 rebelë. Vetëm një ditë më parë, rebelët pakistanezë  vranë 6 ushtarë dhe mbajtën 15 të tjerë peng në selinë qendrore të ushtrisë në Raualpindi. Në muajin qershor ushtria e deklaroi të suksesshme ofensivën kundër talibanëve në Luginën Suat. Mbi 1 milionë vetë u zhvendosën nga ofensiva. Shumë janë kthyer, por ushtria vazhdon të ketë prani të madhe në Suat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›