E Diel, 1 Nëntor 2026

Sebino Plaku, telashe me policinë për makinën

Makina e golashënuesit më
të mirë të kampionatit të
ligës superiore rezulton e vjedhur.
Bëhet fjalë për mjetin në
pronësi të futbollistit të Dinamos,
Sebino Plaku. Burimet
e Policisë Rajonale të Korçës
kanë bërë të ditur se një mjet i
vjedhur në shtetin italian është
kapur në qytetin e Pogradecit,
ndërkohë që pas verifi kimeve
mjeti tip BMW ka dalë se është
në pronësi të Sebino Plakut.
Burimet e policisë kanë thënë
se makina është kapur në datën
25 mars gjatë një kontrolli
policor në qytetin e Pogradecit.
Futbollisti që renditet i pari në
listën e golashënuesve të Superligës
me 14 gola të shënuar
gjatë këtij kampionati, mësohet
se ia kishte dhënë mjetin babait
të tij. Sipas një deklarate për
shtyp të Drejtorisë së Policisë
së Korçës, mjeti rezulton të jetë
i vjedhur dhe për këtë arsye u
bë edhe bllokimi i tij, deri në
marrjen e një konfirmimi të
mëtejshëm nga ana e palës
italiane. Mjeti me targë CV
452 YM u ndalua nga patrullat
e policisë rrugore në Pogradec,
ndërsa drejtohej nga
babai i futbollistit të Dinamos.
Megjithëse kjo makinë, sipas
dokumenteve është në pronësi
të shtetasit Sebino Plaku, ndaj
tij nuk kanë nisur hetime. Policia
njoftoi se po heton në gjendje
të lirë babanë e futbollistit,
i cili ishte në drejtimin e mjetit
në momentin e bllokimit. Sipas
policisë, në hetimin e këtij rasti
të trafi kut të mjeteve motorike
do të merret në pyetje edhe
futbollisti, për të konfi rmuar
se në çfarë mënyre ai ka kaluar
në pronësi të tij. Sebino Plaku
dyshohet se mund ta ketë blerë
mjetin kur luante jashtë Shqipërisë.
Për këtë rast kanë nisur
hetimet për linjën e trafi kimit të
mjeteve motorike, ndërkohë që
paraprakisht policia tha se do të
pritet konfi rmimi i Interpolit.
Futbollisti 23-vjeçar, përpara
kontratës me Dinamon ka luajtur
me ekipin e Hamkamit
në Norvegji. Ai la Norvegjinë në
qershor të vitit të kaluar, për t‘iu
bashkuar Dinamos së Tiranës
me një kontratë njëvjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›