E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani, thirrje Ronaldinjos: Fillo të vraposh ose largohu

Ronaldinjo është kthyer në çështje te
Milani. Edhe pse u afrua me shumë
bujë, braziliani nuk aktivizohet rregullisht
me kuqezinjtë. Për këtë problem, Roberto
De Asis, vëllai-menaxher i lojtarit
ka udhëtuar drejt Milanos. Ai do të bisedojë
me fantazistin, për të kuptuar se
çfarë po ndodh, për të kuptuar shkaqet
reale për rendimentin e tij të dobët. Më
pas ai do të kërkojë të takohet me drejtuesit
kuqezi. Paraqitjet aspak të mira të
ish-lojtarit të Barcelonës kanë kompromentuar
marrëdhëniet me Ançelotin.
Drejtuesi i stolit ka thënë qartë: "Talenti
nuk mjafton". Në të njëjtën linjë është
edhe qëndrimi i Galianit: "Shpresojmë
që të fi llojë të vrapojë". Në anën tjetër
edhe vetë Dinjo duket se është lodhur
me qëndrimin e vazhdueshëm në stol,
por e ka të qartë se nëse vendos të
largohet nga Milani, kjo zgjedhje do të
vuloste dështimin e tij pas lavdisë në La
Liga. Alternativa e vetme për të ardhmen
e ish-fi tuesit të "Topit të Artë" do të
mbetet Mançester Siti, që ka tentuar ta
afrojë edhe gjatë verës së kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›