E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone, 25 mijë euro për kombëtaren

Ndaj Hungarisë, përveç domosdoshmërisë së 3 pikëve, të cilat
janë fondamentale për Shqipërinë, një tjetër stimul vjen edhe
nga sponsori zyrtar, Vodafone. Kompania e njohur celulare në
vendin tonë ofroi dje një premio prej 25 mijë eurosh për fi toren e
kuqezinjve. Ky është sponsorizimi më i madh i bërë ndonjëherë
nga ana e një kompanie private. Gjithçka është bërë e njohur në
një mbrëmje speciale gala, e zhvilluar nga Vodafone Albania në
ambientet e hotel "Dyrrahut" në Durrës, ku morën pjesë lojtarët e
kombëtares, anëtarët të FSHF-së, gazetarët e sportit etj. "I urojmë
kombëtares të arrijë qëllimet e saj. Ne kemi bindje të thellë se
kjo skuadër është ambasadore e Shqipërisë në fushën e sportit
dhe jemi këtu për t‘i mbështetur në përpjekjet e tyre, u shpreh z.
Charalampos Broumidis, drejtor i përgjithshëm i Vodafone Albania.
Duke ndarë të njëjtin vizion, jemi të sigurt se me punë dhe veprim
të përbashkët mund të arrijmë rezultate maksimale. Do të jemi
aty ndaj Hungarisë, për të mbështetur kombëtaren".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›