E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mjaft rrogave të çmendura Ja si ta shpëtojmë futbollin"

Mishel Platini zbulon
11 principet e tij fondamentale,
11 si një
"dream team" (skuadra e ëndrrave).
Presidenti i UEFA-s,
ka ilustruar rrugën e futbollit
evropian në lidhjet me politikën,
financën, klubin dhe botën e
sportit.
1 - Futbolli para së gjithash:
"Në çdo rast futbolli duhet të vijë
para të gjithave dhe gjithmonë
duhet marrë në konsideratë
elementi më i rëndësishëm, u
shpreh Platini. Futbolli është një
sport para se të jetë një prodhim.
Është një sport para se të jetë një
treg apo një biznes".
2 - Struktura piramidale e tij:
Platini ka theksuar më pas se,
"autonomia e sportit, në nivel
ndërkombëtar evropian, refl ektohet
në strukturën piramidale të
futbollit. FIFA, UEFA dhe federatat
kombëtare duhet të punojnë
së bashku, duke respektuar në të
njëjtën kohë principin e interesit
të futbollit në mënyrën më të
mirë të mundshme".
3 - Unitet dhe lidership: Presidenti
ka nënvizuar nevojën e
bilancit të brendshëm të konfederatës
si "një lidership me
një shpirt të konsensusit. Është
e domosdoshme të arrihet në
vendime të drejta të komitetit
ekzekutiv pas dialogut mes komponentëve
(liga, federata, klube,
lojtarë). Do të synojmë drejt raporteve
më të afërta me tifozët,
pa të cilët nuk do të ekzistonte
një sport profesionist".
4 - Qeveri e mirë dhe autonomi:
"Qeveri e mirë do të
thotë hapësirë, demokraci,
transparencë dhe përgjegjësi,
thotë Platini, dhe në bazë të këtij
shpirti, UEFA mbron autonominë
e strukturave sportive për t‘i
lejuar organizmave të futbollit,
federatave kombëtare, të jenë
organizmat vendimtarë mbi
çështjet relative të futbollit, pa
interferimin e qeverive".
5 - Gjallëri e solidaritet: Platini
e përkufi zon futbollin profesionist
si "pika e ajsbergut, duke garantuar
nga UEFA një impenjim
jetësor. Forca e futbollit është te
sektorët e të rinjve. Ndaj duhet
të mbrojmë identitetin lokal,
rajonal, kombëtar të sportit,
gjithmonë duke respektuar kufi
jtë e ligjit".
6 - Mbrojtja e të rinjve dhe
edukimi: Presidenti i konfederatës
ka evidentuar përgjegjësitë
"sportive e morale" të UEFA-s.
Platini ka folur edhe për "shumë
risqe" lidhur me transferimet e
lojtarëve minorenë në skuadra
të kombeve të tjera: "S‘duhet të
harrojmë, se nën 18 vjeç, këta lojtarë
janë fëmijë ose adoleshentë.
Duam të mbrojmë të ardhmen e
fëmijëve në futboll".
7 - Integriteti dhe bastet:
"Bastet janë një burim i fi nancimit
të futbollit, por edhe një
rrezik, pohon Platini, në mënyrë
të veçantë për integritetin e
kompeticionit. Është e drejtë që
futbolli të marrë pjesën e rregullt
të tij nga bastet, por në të njëjtën
kohë duhet të mbrojë integritetin
dhe të vazhdojë në përmirësimin
e aktiviteteve".
8 - Fair play financiar dhe
rregulli i kompeticioneve: Sipas
Platinisë "fair play fi nanciar është
ekuivalent i transparencës dhe
përgjegjësisë në menaxhimin e
brendshëm të klubeve, që janë
principe të domosdoshme për
mbrojtjen e kompeticioneve dhe
të vetë klubeve të futbollit. Fair
play fi nanciar u kërkon klubeve të
mos bien në spiralen e borxheve
për të konkurruar rivalët".
9 - Kombëtaret dhe klubet: Ai
ka përkufizuar si "jetësore dhe
plotësuese kombëtaret dhe klubet,
duke premtuar sforco të reja
për të mbajtur ekuilibrat mes dy
krahëve të futbollit.
10 - Respekti: Sipas Platinisë
ky është një "princip kryesor
i futbollit. Duhet respektuar
diversiteti, dinjiteti, shëndeti
i lojtarëve, rregullat, arbitrit,
kundërshtarët dhe tifozët. Mesazhi
ynë është i qartë, tolerance
zero kundër racizmit, dhunës e
dopingut". Ky ishte një kundër-reagim
për "Wada" që ka kërcënuar
se do të përjashtojë futbollin nga
olimpiadat nëse nuk miraton
kontrollet e saj të befasishme.
11 - Modeli sportiv evropian
dhe specifika e sportit: "UEFA
është një organizëm evropian
dhe për këtë duhet të konfi rmojë
impenjimin tonë për një model
sportiv evropian, një model të
karakterizuar nga promovimi
dhe rënia, nga principi i solidaritetit
dhe nga kompeticionet e
hapura. Të mbrojmë këtë model,
sepse sporti nuk është thjesht
një biznes çfarëdo. Të mbrojmë
specifi kën e sportit: jemi të bindur,
që argumentet tona do të
sjellin më të mirë për futbollin
tonë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›