Mesi paralajmëron Barçën: Kujdes nga Reali dhe Bajerni
Kur mungojnë vetëm pak
javë nga mbyllja e sezonit,
Barcelona po ndien
aromën e suksesit, por Lionel
Mesi është i shqetësuar nga
rreziku i rivalëve të drejtpërdrejtë.
Nga grumbullimi me Kombëtaren
për ndeshjet eliminatore të
Botërorit 2010, talenti argjentinas
ka shfrytëzuar rastin për të paralajmëruar
"blaugranat" drejt triumfi
t në La Liga dhe Champions.
21-vjeçari kërkon që në "Kamp
Nou" të ruajnë përqendrimin
drejt objektivave të këtij sezoni.
"Unë e marr futbollin me shumë
seriozitet dhe me angazhim,
megjithatë, në ndeshje të caktuara
nuk harroj të argëtohem në
fushë", deklaroi Mesi për "Sport".
"Është një kënaqësi kur mendon
se me lojën tonë kemi arritur të
argëtojmë tifozët që na mbështesin.
Kur hedh sytë nga tribunat
dhe sheh një fëmijë të vogël që
feston për golin e shënuar nga
skuadra është një pamje e paharrueshme".
Në klubin katalan
janë të bindur se në fund të edicionit
skuadra do të fi tojë titullin
kampion, por sulmuesi u kërkon
të tijve të ruhen nga euforia dhe
të vazhdojnë paraqitjet e mira.
"Kemi besim se do t‘u afrohemi
synimeve tona. Nuk mendojmë
se çfarë do të bëjnë të tjerët, por
vetëm për paraqitjet tona, shtoi
ai. E rëndësishme për ne është që
të qëndrojmë me këmbë në tokë
dhe të mos mendojmë se kemi
fi tuar gjithçka, sepse në të vërtetë
ne ende nuk kemi fi tuar asgjë dhe
rruga deri në fund është ende e
gjatë. Por kjo nuk na pengon që të
ëndërrojmë". Mesi kaloi një pjesë
të stërvitjes me Argjentinën duke
bërë shaka me Martin Demikelis,
i cili militon te Bajerni i Mynihut,
kundërshtari i ardhshëm i Barçës
në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi,
pas dy javësh situata do të bëhet
serioze dhe nuk do të ketë vend
për shaka. "Bajerni është një
skuadër e madhe, por nuk duhet
të harrojmë se në Champions nuk
ekzistojnë kundërshtarët e lehtë.
Duhet të marrim një rezultat të
mirë që prej ndeshjes së parë në
fushën tonë dhe të kemi besim te
forca e kësaj skuadre". Në takimin
e fundjavës kundër Venezuelës,
Mesi pritet të luajë me fanellën
me numër 10, që në të kaluarën
është mbajtur nga Maradona.
javë nga mbyllja e sezonit,
Barcelona po ndien
aromën e suksesit, por Lionel
Mesi është i shqetësuar nga
rreziku i rivalëve të drejtpërdrejtë.
Nga grumbullimi me Kombëtaren
për ndeshjet eliminatore të
Botërorit 2010, talenti argjentinas
ka shfrytëzuar rastin për të paralajmëruar
"blaugranat" drejt triumfi
t në La Liga dhe Champions.
21-vjeçari kërkon që në "Kamp
Nou" të ruajnë përqendrimin
drejt objektivave të këtij sezoni.
"Unë e marr futbollin me shumë
seriozitet dhe me angazhim,
megjithatë, në ndeshje të caktuara
nuk harroj të argëtohem në
fushë", deklaroi Mesi për "Sport".
"Është një kënaqësi kur mendon
se me lojën tonë kemi arritur të
argëtojmë tifozët që na mbështesin.
Kur hedh sytë nga tribunat
dhe sheh një fëmijë të vogël që
feston për golin e shënuar nga
skuadra është një pamje e paharrueshme".
Në klubin katalan
janë të bindur se në fund të edicionit
skuadra do të fi tojë titullin
kampion, por sulmuesi u kërkon
të tijve të ruhen nga euforia dhe
të vazhdojnë paraqitjet e mira.
"Kemi besim se do t‘u afrohemi
synimeve tona. Nuk mendojmë
se çfarë do të bëjnë të tjerët, por
vetëm për paraqitjet tona, shtoi
ai. E rëndësishme për ne është që
të qëndrojmë me këmbë në tokë
dhe të mos mendojmë se kemi
fi tuar gjithçka, sepse në të vërtetë
ne ende nuk kemi fi tuar asgjë dhe
rruga deri në fund është ende e
gjatë. Por kjo nuk na pengon që të
ëndërrojmë". Mesi kaloi një pjesë
të stërvitjes me Argjentinën duke
bërë shaka me Martin Demikelis,
i cili militon te Bajerni i Mynihut,
kundërshtari i ardhshëm i Barçës
në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi,
pas dy javësh situata do të bëhet
serioze dhe nuk do të ketë vend
për shaka. "Bajerni është një
skuadër e madhe, por nuk duhet
të harrojmë se në Champions nuk
ekzistojnë kundërshtarët e lehtë.
Duhet të marrim një rezultat të
mirë që prej ndeshjes së parë në
fushën tonë dhe të kemi besim te
forca e kësaj skuadre". Në takimin
e fundjavës kundër Venezuelës,
Mesi pritet të luajë me fanellën
me numër 10, që në të kaluarën
është mbajtur nga Maradona.