Çelsi, Reali dhe Interi-gjigandët e merkatos

Tre gjigandët financiarë të futbollit europian janë Celsi, Reali i Madridit dhe Interi, grykësia e të cilëve në merkato nuk njohu kufi, ndërsa kanë mposhtur në tregun e lojtarëve ekipe të tilla si Barcelona, Milani apo Arsenali.
Goditjet më të mëdha i realizoi Celsi, duke blerë Shevcenkon dhe Balakun, duke i marrë dy superstarët nga Milani dhe Bajerni i Mynihut.
Juventusi është klubi që ka vuajtur pasojat më të mëdha në merkato, pas kalimit në Serinë B: Vieira-Ibrahimovic shkuan te Interi, Thuram-Zambrotta te Barcelona dhe dyshja Emerson-Cannavaro te Reali i Madridit, që bleu edhe Van Nistelrojin nga Mancester Junaitid.