E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myrtaj te Teramo, jo thjesht një sulmues

Golat e shënuar nga Teramo nuk janë të shumtë, por te goli kanë shkuar thuajse të gjithë: sulmuesit, mesfushorët dhe mbrojtësit. Teramo, lideri i Grupit B të Serisë C1 pësoi të dielën e kaluar humbjen e parë nga Manfredonia (3-1). "E kemi arkivuar humbjen e pësuar nga Manfredonia. Në këtë Teramo shënojnë të gjithë, pasi sulmuesit tanë Luizo dhe Myrtaj nuk kanë për detyrë vetëm të shënojnë por dhe të kontrollojnë lojën e kundërshtarëv. Nuk janë thjesht sulmuesë, por edhe duhet të mbrojnë. Në Ankona shënuan një mbrojtës dhe një mesfushor, kundër Juve Stabia shënoi një sulmues (Florian Myrtaj). Kundër Manfredonias nuk ishte gjë tjetër vecse një hap fals. Të dielën kundër Salernitanës me një repart sulmues të jashtëzakonshëm (14 gola) duhet të jemi shumë të kujdesshëm", thotë futbollisti i Teramos, Favasuli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›