"Bravo Baloteli!"
Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve “ANSA”, bomberi kuqezi u lëshoi sfidën rivalëve kryesorë në luftën për titull në Serinë A, Interit. “Ata duhet të kthejnë kokën pas... po vjen Milani!”, tha sulmuesi 21-vjeçar i kombëtares braziliane. Distanca që i ndan “kushërinjtë” në tabelën e klasifikimit është vetëm katër pikë.
Të mërkurën zikaltrit mposhtën Çelsin 2-1 në “San Siro” dhe pyetjes nëse do të pranonte të shkëmbente kampionatin me një Champions të fituar nga Interi, Pato iu përgjigj: “Jo, nuk do ta bëja. Ne shikojmë vetëm punën tonë dhe duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.
Në fund komplimenti për bashkëmoshatarin e tij te Interi, Mario Baloteli: “Është i jashtëzakonshëm. Nëse do të skisha shkuar në stadium për të parë ndeshjen Inter-Çelsi, do ta bëja vetëm sepse luante Baloteli. Por nuk shkova sepse gjërat mund të zmadhohen”.