Sigurimet, Hana: Ligji i ri përfshin edhe sektorin privat
“Sfida e parë për këtë vit është përcaktimi i paketës së shërbimeve në sistemin e spitaleve publike", tha ajo, për të shtuar se ISKSH synon ofrimin e shërbimeve shëndetësore për shumicën e popullsisë, përmes një pakete shërbimi atraktive.
"Do të ketë një paketë të veçantë edhe në shërbimin spitalor, por, këto shërbime ISKSH do t’i blejë duke kërkuar standarde optimale për pacientët", tha Hana. Ajo shtoi se "në momentin që do të përcaktojmë këtë paketë në spitalet publike, kemi mundësi që për të njëjtën paketë shërbimesh të financojmë edhe privatin, nëse ai ofron kosto më të ulëta dhe standarde më të larta".
"Nëse së afërmi, ligji i ri i financimit të skemës së sigurimeve shëndetësore do të konkretizohet, standardet do të bëhen obligative për blerjen e shërbimeve, ndërsa për herë të parë, do të mundësohen kontrata me sektorin privat për shërbime të caktuara", tha Hana. Ajo u shpreh e bindur se "konkurrenca do të shkojë në të mirë të pacientëve, njëherësh do të forcojë shërbimin shëndetësor publik".