Hyseni kërkon më shumë njohje për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni në takimin me Jacek Saryusz-Wolski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, ka kërkuar më shumë mbështjetje për njohje të reja duke filluar nga vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Pjesë e rëndësishme e bisedës ka qenë shtrirja dhe funksionalizimi i plotë i EULEX-it dhe Hyseni ka shprehur besimin se ky mision do të arrijë të përmbushë axhendën e vet në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë në Kosovë."Është shumë e rëndësishme që EULEX-i të bëhet plotësisht funksional në veri të Kosovës, ku veprojnë struktura paralele serbe, të përkrahura nga Beogradi", ka theksuar ministri i Jashtëm Hyseni.Gjatë qëndrimit dyditor në Strasburg, Hyseni u prit dje nga kryetari i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Potering, i cili e ka siguruar për vazhdimin e mbështejes në rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian të Kosovës.