E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pike Skuadra e Barcelones eshte e pathyeshme

Është një ndjenjë e bukur kur kupton se bën pjesë në skuadrën më të fortë të botës. Këtë ndjenjë, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pike, e kuptoi edhe më mirë pas fitores 2-1 në Kupën e Mbretit ndaj Realit në Madrid. Një sukses i rëndësishëm, veçse Barcelona ka synim edhe titullin kampion.
“Në përgjithësi, duhet thënë se ishte një ndeshje shumë e mirë dhe në dhomën e zhveshjes ne e ndjenim se kur jemi në atë stadium dhe kur jemi vetvetja, nuk ka skuadër që të na ndalë. Dhe kjo është një ndjenjë shumë e bukur. Ndaj Realit, ne kemi fituar shumicën e ndeshjeve direkte, na ka mundur vetëm në finalen e Kupës së Mbretit. Por, në kampionat ne jemi 5 pikë prapa dhe do të jetë e vështirë për titullin, por ky është synimi ynë”.
Gazetarët nuk mund të mos e pyesnin mbrojtësin edhe për ndërhyrjen e tmerrshme të Pikesë ndaj Mesit.
“Në radhë të parë është një gjyqtar që mund ta shikojë ose jo. Mendoj se duhej të kishte vepruar ndryshe, por besoj nuk e ka parë. Pastaj, ka pamje filmike dhe disa njerëz që merren me to. Nëse ata do ta bëjnë mirë punën e tyre, ata do të vendosin diçka, por le të shohim. Sa i përket Mesit, ai është një djalë shumë i mirë. Shumë herë i kanë ndërhyrë keq, por ai nuk ka reaguar. Ndodh që njeriu nxehet, por ai jo, dhe ne e falenderojmë për këtë”.
Me një yll si Mesi, Barcelona pretendon me të drejtë të fitojë gjithçka. Pretendon Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, por më i vështirë mbetet titulli kampion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›