Kris Koleman trajneri i ri i Kombetares se Uellsit
Një prezantim i mbytur nga emocionet dhe kujtimet ishte ai i trajnerit të ri të Uellsit. Kris Koleman mori detyrën që kishte mbetur vakante për shkak të vetëvrasjes së ish-trajnerit simpatik, Geri Spid dhe ai nuk harroi ta theksonte sesa të përziera ishin ndjenjat e tij.
“Dua të tregohem i ndershëm me ju. Ky mund të quhet momenti më krenar i karrierës sime, por kjo detyrë erdhi si pasojë e rrethanave të caktuara dhe unë ndjej edhe hidhërim, edhe gëzim. Unë kam qenë shok për 30 vjet me Gerin, ndaj është e vështirë për mua. Kjo është konferenca më e vështirë e shtypit për mua”.
Përpara tragjikut Geri Spid, Uellsi ishte drejtuar nga Xhon Toshak dhe Koleman i lavdëroi që të dy paraardhësit.
“Mendoj se në ndeshjet e fundit kishte ndryshim. Ekipi fitoi 4 nga 5 takimet e fundit dhe ne u kënaqëm sepse kishte edhe një filozofi të re në lojë. Kur Geri mori skuadrën nga Xhoni, një pjesë e lojtarëve nuk ishin gati, por tani ata janë pjekur dhe Uellsi po e ndjen këtë”.
Ndeshja e parë e Kolemanit do të jetë një miqësore muajin e ardhshëm ndaj Kosta Rikës, një ndeshje përkujtimore për Spidin, ndërsa skuadra është në eleminatoret e botërorit bashkë me Kroacinë, Serbinë, Belgjikën, Skocinë dhe Maqedoninë.