Brazil Me shume se gjysma e ministreve jane gra
Thuajse një e treta e ministrave të zgjedhur nga Presidentja e re braziliane, Dilma Rousseff, e cila pritet të marrë detyrën më 1 janar janë femra. Kjo do të jetë qeveria më “rozë” në gjithë historinë e Brazilit. Si Presidentja e parë femër e zgjedhur në Brazil, 63-vjeçarja i ka pasur idetë e qarta: në kabinetin e saj gratë do të zënë një vend të veçantë dhe ajo e saj do të jetë një politikë pro fermave. E në fakt, thuajse një e treta e ministrave dhe vendeve kyç do të jetë në duar të grave. Në fillim të dhjetorit, Dilma Rousseff u kurorëzua Presidentja e Brazilit pas turit të dytë të balotazhit. Ajo arriti që të mundë kandidatin konservator, José Serra. Me mbështetjen e Luiz Inacio Lula da Silvas, Dilma bëri realitet ëndrrën e saj. Por Rousseff, ish-ministre dhe anëtarja historike e Partisë së Punëtorëve, shihet si burim shprese për brazilianët, duke qenë se nën drejtimin e Lulas, “mësuesit” të saj, vendi njohu progres të jashtëzakonshëm.