Brazil, Ronaldo thërret Karlos Dungën
Ronaldo shpreson në një ftesë të trajnerit të Kombëtares së Brazilit, Karlos Dunga. Fenomeni, në një intervistë ka shpjeguar se ëndrra e tij është të veshë sërish ngjyrat e Seleçaos. "Kam shumë nostalgji për Kombëtaren, ka thënë Ronaldo. Flas shpesh në telefon me Kakanë e Robinjon dhe do të ishte bukur nëse do t‘i përjetoja sërish ato emocione". Ronaldo beson se, duke luajtur mirë me Korinthiansin, mund të ketë shanse të mira për të veshur bluzën e Brazilit. Gjithsesi, Dunga nuk e ka grumbulluar kundër Argjentinës.