Barrikelo mbret në Valencia, Hemilton e Raikonen në pod
Çdo gjë dukej e përkryer për Ljuis Hemilton, i cili pas pole position-it të së shtunës po ngiste qetësisht gjatë Çmimit të Madh të Europës në Valencia. Por anglezi i MekLaren, që ndiqte suksesin e dytë radhazi pas atij të Budapestit, i kishte bërë mirë hesapet me mekanikët e tij, të cilët në pit stop-in e dytë ishin menduar mirë për të harruar përgatitjen e një gome për makinën e kampionit të botës. Si përfundim, Rubens Barrikelo, që ndiqte anglezin me shumë pak mundësi për ta arritur, përfitoi nga rasti për të dalë në krye dhe shkoi e fitoi garën me BraunGP-në e tij. Hemiltonit iu desh të kënaqej me vendin e dytë. Dhe në këtë pikë do të jetë akoma duke mallkuar andej nëpër bokse.
Ndërsa Kimi Raikonen nuk shfryn ndaj askujt, më në fund protagonist i një gare në lartësinë e famës së tij. Finlandezi i Ferrarit, që në nisje u shkëput shpejt nga pozicioni i gjashtë për të zënë të katërtin. Pastaj gjatë "pit stop"-eve, "Ajsmen" ia doli të parakalojë bashkëkombësin Heiki Kovalainen, pilot i dytë i MekLarenit. Për sa i përket ferraristit tjetër, Luka Bader, e djeshmja ishte një ditë për t‘u harruar nga ana e rezultatit, por mbase do t‘i hyjë në punë gjatë provave të ardhshme. Piloti nga Veneto, i thirrur për të zëvendësuar të pafatin Felipe Masa pas "JO"-së së Majkëll Shumakerit, u nis mirë, duke fituar madje gjashtë pozicione, meqë u nis i njëzeti. Por më pas, mbase i ndikuar nga lodhja dhe mungesa e përqendrimit mes rrëmujës, e humbi fare, duke ngarë dy herë në kah të kundërt dhe duke marrë një penalizim me kthim në bokse për një budallallëk që bëri duke dalë nga "pit stop"-i i dytë. Ditë e njëjtë edhe për kreun e klasifikimit botëror, Xhenson Batën. Anglezi e mbylli me vendin e shtatë me 34‘‘ kohë largësi nga shoku i skuadrës, Barrikelo. Gjithsesi mund të ngushëllohet me provën shumë të keqe të dy Red Bull-ëve, me dy rivalët direkt për titullin botëror, Sebastian Vetel dhe Mark Ueber, të cilëve u shkoi vërtet ters. Gjermani ishte i detyruar të tërhiqej nga gara për shkak të problemeve me motorin, ndërsa për sa i përket australianit, dje nuk u tregua fare i zoti për të fituar diçka më shumë se vendi i nëntë.