E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Ersekë ka paqe, skuadrat ndajnë pikët

Një barazim pa gola ka ndarë në paqe Gramozin në ndeshjen në shtëpi ndaj Shkumbinit. Përballja mes këtyre dy skuadrave ka qenë e fortë. Në fushë është luajtur një lojë me ritëm. Vendasit tentojnë të jenë ajo skuadër që ka frenat e lojës në dorë dhe rrezikojnë disa herë porën e miqve me anë të Do Santosit. Por Peqinasit kanë reaguar shpejt, duke vënë në vështirësi portierin e Gramozit. Edhe pjesa e dytë është karakterizuar nga një lojë e shpejtë, ku janë ndërtuar shumë raste të rrezikshme në të dyja portat, por ai që ka munguar ka qenë goli i shumëkërkuar. Fërshëllima 3-herëshe e gjyqtarit të takimit e ka lajmëruar mbylljen e ndeshjes në barazim 0-0. Gramozi ka marrë kështu pikën e parë të saj në debutimin në Kategorinë Superiore. Ndërsa Shkumbini duhet të jetë i kënaqur me pikën e marrë në Ersekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›