Mançester Siti tenton të marrë Rikelmenë
Ai quhet Roman Rikelme. Anglezët e Mançester Sitit, tentativën e tyre të fundit në këtë merkato vere e kanë rezervuar pikërisht për fantazistin argjentinas. Sikurse ka bërë të ditur mëngjesin e djeshëm shtypi brazilian, mesfushori ekspert argjentinas i Boka Juniors mund të transferohet në Premier League. Ardhja e Rikelmesë mund të prezantojë një tjetër goditje të madhe në merkaton e klubeve angleze. Gjithsesi, mbetet për të parë nëse Boka Junior do ta lerë 31-vjeçarin të largohet nga skuadra.