Surpriza: Seria A nuk njeh krizë
Shifra që bëjnë të skuqen analistët e këtij lloji: do të jetë ndoshta një vit kalimtar, në pritje të reformave të mëdha (vetëmenaxhimit ekonomik midis A dhe B, shitje kolektive e të drejtave televizive, akte pronësie), por Seria A po mbahet goxha mirë. Këtë e thonë shifrat: në krahasim me sezonin ‘06-‘07, viti i "Calciopoli"-t, interesi i italianëve për kampionatin e futbollit është rritur me 4.6% (burimi: sondazhi StageUp-Ipsos, futbolli është nektari i basteve sportive (92% të totalit të ndeshjeve). Këtë e thonë sidomos sponsorët. Pikërisht ata: në vitin e krizës më të vështirë ekonomike ‘73-‘74, nuk ka pasur zvogëlim të investimeve. Përkundrazi. Nëse s‘e besoni, pyesni te Napoli, Udineze apo Katania, që kanë nënshkruar apo rinovuar së fundmi kontratat e reja me sponsorët kryesorë, me disa shifra që tregojnë më shumë respekt në krahasim me turneun e Dunsit. Dhe pastaj i venë emrin krizë.
Parashuta - Të drejtat televizive, sponsorizimi dhe arkëtimi. Me marketingun të ngecur në fëmijëri, në Itali janë tre kanalet kryesore nga të cilat klubet e futbollit marrin fitime. Por në asnjërin nga tre burimet Seria A nuk ka sjellë dështime. Përkundrazi, të drejtat e TV me përhapjen e rrjeteve dhe mundësive kanë sjellë mundësi të reja arkëtimi. Në lëmin e sponsorëve kryesorë, kriza i preku klubet: ky fenomen u trajtua në një studim mbi biznesin e kampionatit Seria A, i realizuar nga kompania StageUp. Shumica e klubeve kanë kontrata të bllokuara deri në fund të sezonit që filloi dje pasdite. Marrëveshje shumëvjeçare të vulosura para ardhjes së krizës ekonomike, që përfaqësojnë parashuta të shkëlqyera anti-krizë. Kështu, të mëdhenjtë e kampionatit mund të mburren akoma për sponsorizim të privilegjuar: Juventus me Nju Holand (11 milionë), Milan me Buin (10), Inter me "Pireli" (9), Roma me "Wind" (7). Por ka edhe raste të tjera: Fiorentina me Tojota (4,25), Siena me Monte dei Paski etj.
Pasion popullor - Arka e futbollit nuk ka qenë kurrë në krizë. Kjo u konfirmua nga "Lega Calcio" në mbylljen e sezonit të fundit. Duke analizuar 5 sezonet e fundit, është hera e parë që e tavani i interesit për Serinë A arrin 40% të popullsisë italiane (40,5%). Vitin e kaluar ishte 38.9%.
Bum bastesh - Futbolli është lokomotiva e basteve sportive në Itali. Fundi i sezonit ‘08-‘09 numëron 92,27% të skedinave të luajtura (shuma neto prej 3.6 miliardë, burimi: StageUp). Pastaj vjen basketbolli, me 2,94% (114,7 milionë) dhe tenisi me 2,26% (88,3 milionë). Tendenca e italianëve për bastet sportive po rritet: italianët, për shembull, në janar ‘09 kanë luajtur 25% të skedinave, më shumë se të njëjtin muaj të ‘08-ës. Në maj ‘09 rritja ishte 43%. Vihen më shumë baste, sidomos për skuadrat e mëdha të Serisë A. Në krye të dhjetëshes për sezonin e shkuar ishte ndeshja Inter-Milan. Kështu pra, futbolli italian është fabrikë parash, po kështu edhe borxhesh, njëlloj si Premier apo Liga, por e dashura Seria A nuk duket se po ia kalon keq.
Analiza
Më tepër interes të tifozëve, më shumë spektatorë, sponsorë të rinj (disa tejet bujarë): Sezoni i ri nis me rehatinë e shifrave dhe tendencave inkurajuese që burojnë nga studio e StageUp. Duke analizuar 5 sezonet e fundit, është hera e parë që tavani i interesit për Serinë A arrin 40% të popullsisë italiane (40,5%). Vitin e kaluar ishte 38.9%.