Brazil gjyqi i yllit te futbollit

Në Brazil ka nisur gjyqi për çështjen që në vitin 2010 tronditi vendin e sambas, ku të gjithë janë të dashuruar me futbollin. Dhe në fakt, në qendër të gjyqit është ish-portieri i Flamengos, Bruno Fernandes De Souza.
Lojtari, që ndodhet në burg me akuzën se ka marrë peng të dashurën e jashtëligjshme, ish-modelen Eliza Samudio, tashmë ka parë që gjykata të ndryshojë akuzat, duke ia rënduar situatën.
Në fakt, nga pengmarrje e thjeshtë, akuza është shndërruar në vrasje me paramendim. Sipas hetuesve, portieri brazilian, i cili cilësohej edhe si një prej kandidatëve për një vend në Kombëtare, ka marrë peng, torturuar dhe në fund vrarë ish-të dashurën e jashtëligjshme, me të cilën ka edhe një djalë.
Bruno akuzohet se është ndihmuar nga 8 persona në kryerjen e këtyre veprave, ndërsa mes bashkëpunëtorëve mendohet të jetë edhe bashkëshortja e tij.
Trupi i vajzës së vrarë nuk është gjetur asnjëherë, ndërsa 27-vjeçari akuzohet se për të mos lënë asnjë gjurmë, një pjesë e ka betonuar, ndërsa makabriteti vjen tani, pasi pjesën tjetër ia ka dhënë qenëve të tij “rottëeiler” që ta hanë.
Shkaku i gjestit të çmendur të ish-portierit brazilian të Flamengos duket se është vendimi i Eliza Samudios që të mos abortonte fëmijën e tij. Megjithatë, plani makabër i Brunos u praktikua vetëm pas lindjes së vogëlushit Bruninho, që tashmë është dy vjeç dhe jeton me gjyshen nga nëna.