Suspendohet Cassano

Komisioni disiplinor i Federatës italiane të Futbollit ka suspenduar sulmuesin e Interit, Antonio Cassano pas fyerjeve ndaj gjyqtarit kryesor Piero Giacomelli në përfundim të takimit kundër Cagliarit të dielën.
Cassano është dënuar me dy ndeshje moslojë për sjelljen e tij në mbarim të duelit që përfundoi në barazim 2-2.
Ylli italian kishte fyer Giacomellin pasi ky i fundit nuk akordoi një penallti për Interin në rastin kur qendërmbrojtësi Andrea Ranocchia u rrëzua nga një futbollist kundërshtar në çastet e fundit të takimit.