E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham do të largohet nga LA Galaxy

Ish kapiteni i Anglisë, David Beckham do të largohet nga Los Angeles Galaxy muajin e ardhshëm pas gjashtë vitesh me klubin amerikan nga Major League Soccer (MLS).

Ai ka vendosur të braktis Galaxyn pas finales në MLS Cup më 1 dhjetor. Në një komunikatë, Beckham, 37 vjeç tha: “Desha të provoj një sfidë të fundit para se të përfundoj karrierën”. Menjëherë, skuadra Melbourne Heart ka njoftuar se ka filluar bisedimet me Beckhamin rreth një “aventure prej 10 ndeshjeve” në Australi, edhe pse mesfushori ka theksuar se nuk planifikon të luajë në A League.

“Nuk e shoh këtë si përfundim të marrëdhënieve të mija me ligën amerikane pasi synoj të jem pjesë e strukturës udhëheqëse në të ardhmen”, shtoi Beckham.

Komisionari i MLS, Don Garber tha në një komunikatë: “Nuk ka dyshim se MLS tani është më e famshme dhe më e rëndësishme se para ardhjes së tij. David ka arritur gjera të mëdha në fushë dhe jashtë saj gjatë aventurës së tij në Galaxy, dhe gjithmonë do të jetë pjesë e rëndësishme e historisë sonë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›