E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon ne 76 numri i njohjeve. Andorra njeh Kosoven e pavarur

Principata e Andorës zyrtarisht ka pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke rritur numrin e njohjeve në 76. Konfirmimi zyrtar është dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Principata e Andorës kufizohet nga Franca dhe Spanja. "Kjo njohje vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po bën përpjekje maksimale për përmbylljen e procesit të njohjeve", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›