E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Berluskonit e pasigurt, rrezikon qeverinë Letta

ROME-E ardhmja politike e Silvio Berluskonit është e pasigurtë teksa një komision i senatit ka nisur diskutimet për përjashtimin e tij nga parlamenti pas shpalljes fajtor nën akuzat për korrupsion, një vendim i cili mund t’i japë fund karrierës politike të ish-kryeministrit, por njëkohësisht edhe të rrëzojë koalicionin qeveritar të kryeministrit Letta që mbahet në fije të perit.

23 anëtarët e komisionit të senatit u mblodhën të hënën për të diskutuar mbi këtë cështje edhe pse verdikti mund të zgjasë për disa javë.

Mbështetësit e Berluskonit kanë paralajmëruar se manjati i mediave do të tërheqë ministrat e tij nga qeveria nëse përjashtohet nga parlamenti me pretendimin se ligji nuk mund të zbatohet për krime të kryera përpara se ai të miratohej.

Komisioni voton për të konfirmuar zbatimin e nje ligji te miratuar ne janar qe përjashton nga politika çdo kënd të dënuar për dy vjet ose më shumë. Cilido që të jetë vendimi, Berluskoni nuk do të lejohet që të marrë pjesë në zgjedhje në rast të rrëzimit të qeverise Letta, kjo për shkak të dënimit të dhënë. Presidenti Xhorxhio Napolitano ka bërë të ditur se nuk do të ishte i gatshëm që të thërriste zgjedhje të reja, por do të kërkonte një qeveri koalicioni.

(d.b/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: E ardhmja e Berluskonit e pasigurt, rrezikon qeverinë Letta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›