E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, me shume seks per te parandaluar semundjet kronike

RIO DE ZHANERO- Qeveria braziliane sugjeron shtetasit e saj të bëjnë më shumë ushtrime fizike dhe seks për të luftuar sëmundjet kronike. Deklarata, jo e zakonshme është bërë nga ministri brazilian i Shëndetësisë.
“Brazilianët mund të luftojnë sëmundjet kronike, duke u angazhuar në mënyrë të rregullt me ushtrime fizike dhe në mënyrë të vecantë në kryerjen e marrëdhënieve seksuale” deklaroi ministri i Shëndetësisë.
“Njerëzit duhet të jenë aktivë. Një lojë futbolli në fundjavë nuk duhet të jetë i vetmi aktivitet fizik për brazilianët. Të rriturit duhet të bëjnë ushtrime: Të ecin, të vallëzojnë dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale të sigurta” ka thënë ministri Hose Gomes Temporao.
Këshillat e ministrit u dhanë në një fushatë për parandalimin e presionit të lartë të gjakut, një nga sëmundjet që prek ¼ e popullsisë prej 190 milionë banorë të Brazilit.

Pasi kishte bërë komentet e tij jo të zakonshme, ministri mbrojti deklaratën e tij.
“Nuk e kam për shaka. E kam seriozisht. Të kryerit e ushtrimeve fizike të rregullta, do të thotë gjithashtu dhe seks, ky i fundit të jetë gjithmonë i sigurtë” u ka thënë gazetarëve citojnë mediat vendase .
“Të kërcesh, të kryesh marrëdhënies seksuale, të mbash nën kontroll peshën, ndryshimi i zakoneve të dietës, dhe ushtrimet fizike; të gjitha këto mbajnë të ulur presionin e gjakut ” tha ai.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se besonte se Brazili është në një periudhë të vështirë, në të cilën brenda 20 vitesh mund të ketë një shtim gjigand të përqindjes së të sëmurëve me sëmundje kronike, presion të lartë gjaku, diabet dhe kolesterol të lartë.
(s.g/Telegraph/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›