Përfundon dënimin, lirohet ish bosi i “Cambo Marshall”
TIRANE- Ylli Kambo, ish- bosi i formes piramidale “Cambo Marshall” i cili mashtroi 62 kreditorë duke u marrë shumën prej 800 mijë dollarësh, ka lënë dje qelinë e burgut te Vaqarrit. NEWS24 informon se 59 vjecari ka përfunduar dënimin e tij prej 7 vitesh heqje lirie.
Kambo u arrestua në shkurt të vitit 2003 në Rumani dhe më pas u ekstradua në Shqipëri. Gjatë procesit të tij gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës e dënoi me 10 vjet burg, për veprën penale të "vjedhjes në shuma të mëdha me anë të mashtrimit". Pas apelit të cështjes, Gjykata e Shkallës së dytë vendosi tia ulë dënimin, në 7 vjet.
Firma piramidale "Kambo Marshall" pati kulmin e aktivitetit të saj gjatë viteve 1996-1997, kryesisht në qytetin e Beratit. Në vitin 1999, duke ndier rrezikun e arrestimit, Ylli Kambo u largua nga Shqipëria për tu arrestuar 4 vjet më pas.
(s.g/BalkanWeb)