E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca: Serbia te nise dialogun me Kosoven

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner deklaron se Serbia “duhet të udhëhiqet nga politika europiane ndaj Kosovës nëse dëshiron të jetë vend në BE”.

“Për Beogradin e Prishtinën duhet të jetë e qartë që duhet të bisedojnë dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, më pas do të shikojmë nëse do të shpejtojmë procesin e integrimit të cilin do dëshiroja shumë që ta shikoja të ndodhte.”- theksoi Kushner, citon agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Shefi i diplomacisë franceze tha më tej se homologu i tij serb, Vuk Jeremic po implementonte politika të cilat ai besonte se mund të jepnin rezultat dhe se mendonte së një pjesë e madhe e serbëve, sidomos të rinjtë e dinë se cfarë duhet bërë“

“Nuk i kërkova Serbisë të njohë Kosovën,por thjeshtë të nisë dialogun me Kosovën. Ka cështje të rëndësishme jetësore për të diskutuar si energjia elektrike, transporti dhe udhëtimet. Nuk është vetëm statusi”

Duke folur në lidhje me samitin BE- Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 2 qershor, Kushner tha se priste si zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë të vinin në Sarajevë.

“Le të shpresojmë se secili do të vijë dhe të bisedojë me njëri tjetrin. S’mund ta them me siguri por pres që ato të vijnë. Ky është një proces i cili nuk mund të ndalet. Unë e di që zyrtarë të Serbisë dhe të Kosovës po takohen më shumë tani sesa më parë. Përsëris se është një proces që do të duhet për të normalizuar situatën.- citohet të ketë thënë Kushner.

Ministri francez komentoi dhe heqjen e antenave të opearatorëve celularë të telefonisë serbe në Kosovë. “Mesa di unë telefonat celularë po punojnë. Askush nuk është penguar të flasë, atyre i duhet vetëm një rrjet. “- ka thënë ministri i Jashtëm francez.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›