Topi: Zëvendësimi i gjyqtarëve, me rëndësi kushtetuese
TIRANë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka reaguar sot ndaj deklaratës së PS rreth kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë duke theksuar rëndësinë e këtij procesi kushtetues.
Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, Kreu i Shtetit priti sot në një takim Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Kroacisë, Branko Hrvatin, ku gjatë bisedës u ndal te procesi i reformimit të sistemit të drejtësisë në vendin tone.
Presidenti Topi vuri në dukje sfidat me të cilat ky sistem përballet me qëllim konsolidimin e pavarësisë së tij dhe rritjes së profesionalizmit.
Në këtë drejtim, Kreu i shtetit nënvizoi "rëndësinë e jashtëzakonshme të procesit kushtetues të zëvendësimit të katër anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjashtë anëtarëve të asaj Kushtetuese".
Në bisedën me Hrvatin, Presidenti Topi kërkoi sot, që institucionet e drejtësisë të sigurojnë integritet dhe profesionalizëm në dhënien e drejtësisë, në mënyrë që pushteti gjyqësor të jetë i paanshëm duke iu larguar përfundimisht ndikimeve të çfarëdolloj natyre.
Ai kërkoi që institucionet e drejtësisë dhe i gjithë sistemi gjyqësor të zbatojnë parimet e shtetit të së drejtës sipas standardeve më të larta evropiane.
Përsa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve, Presidenti Topi vlerësoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave të vyera mes institucioneve të ndryshme të drejtësisë.
Nga ana e tij Kryetari i Gjykatës së Lartë të Kroacisë nenvizoi rolin dhe angazhimin e Presidentit Topi e njëkohësisht dhe Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në mbrojtje dhe konsolidimin të pushtetit gjyqësor.
PS i kërkoi Presidentit transaparencë për kandidaturat
Një ditë më parë nga selai e PS, në një deklaratë për shtyp deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj shprehu interesin e posaçëm të Partisë Socialiste lidhur me procesin për përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Xhafaj ka thënë se Partia Socialiste e konsideron shumë të rëndësishme që ky proces konsultimi të jetë real, transparent dhe efektiv si dhe faktin se vlerëson të dobishme iniciativën e Presidentit të Republikës, për konsultime për standartet e përzgjedhjes dhe kriteret e nevojshme që duhet të përmbushen nga kandidatët. “çdo shmangie prej standarteve kushtetuese dhe morale në procesin e përzgjedhjes, dekretimit dhe emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, do të komplikonte të nesërmen e këtyre dy institucioneve, por do të kishte një ndikim të padëshiruar në të gjithë sistemin e drejtësisë në vend”, ka përfunduar deklaratën e tij Fatmir Xhafaj.
(d.b/BalkanWeb)