Brazil, protestat degjenerojnë në dhunë
BRAZIL - Protestat masive të cilat kanë nisur prej disa ditësh në shumë qytete të Brazilit kanë degjeneruar në dhunë.
Para ndeshjes së futbollit në Kupën e Konfederatave mes Brazilit dhe Meksikë e zhvilluar në Forteleza, rreth 3 mijë persona kanë protestuar para stadiumit. Protesta degjenerojë në dhunë, ku të pranishmit u përleshën me forcat e policisë, të cilëve ju desh të përdornin plumbat plastikë dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e irrituar.
Më herët qeveria kishte paralajmëruar se do të përdorte forcat ushtarake për të parandaluar protestat kundër rritjes së çmimeve të transportit dhe shpenzimeve të mëdha në ndërtimin e stadiumeve ku do të zhvillohet Kupa e Botës 2014.
(a.k/BalkanWeb)