Curri: Dy ndeshjet e radhës, vendimtare për Kombëtaren
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, mendon se Shqipëria ka potencial për t'u kualifikuar për në Kupën e Botës, edhe pse vetë është i dëmtuar. "Ende nuk dihet e ardhmja ime. Para ndeshjes me Norvegjinë u lëndova, por besoj se brenda dy javëve do të jem i gatshëm. E ardhmja ime? Ende definitivisht nuk dihet asgjë. Ndërsa sa i takon Botërorit, kuqezinjtë kanë gjasa të kualifikohen për në Brazil. Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare në garën për kualifikimin në Kupën e Botës", - pohoi Curri.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)