E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Pashkëve/Besimtarët Ortodoksë kremtuan ringjalljen e Jezu Krishtit

16-04-2012 / Gazeta 55

Pashkët u kremtuan dje nga besimtarët Ortodoksë në të gjithë vendin dhe në trojet shqipfolëse. Që nga mesnata e së shtunës dhe përgjatë së dielës, besimtarët kanë mbajtur meshën e ringjalljes së Krishtit.
Në Tiranë mijëra ortodoksë janë mbledhur në katedralen e Ungjillëzimit për të të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Por kjo atmosferë ka qenë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë ku në kisha, besimtarët janë lutur dhe kanë uruar për më shumë shëndeti e tolerancë mes njëri tjetrit.
Gjatë lutjes së meshës së Pashkëve, kryepeshkopi Janullatos tha se Jezusi është ngjallur 3 ditë pas vdekjes me shpresën se njerëzimi do të mund të marrë dritën e paperëndueshme nga perëndia.
Pashkët është festa më e rëndësishme në kalendarin e Orthodoksësve ku besimtarët uroj dhe luten për paqe dhe dashuri mes njërit tjetrit duke ndjekur shembullin e sakrificës së Jezu Krishtit. Pashkët zakonisht festohen në muajin prill, por nuk është në datë fikse por festimi i saj duhet të bëhet të e diela e dytë pas hënës së plotë pas ekuinoksit pranveror (21-mars) pra, 1 jave pas Pashkës Katolike dhe Protestante. Në këtë ngjarje besimtaret orthodoks përjetohet zbritja e Jezus Krishtit në botën e vdekjes dhe fitorja e tij aty. Një dhuratë tradicionale e Pashkës janë vezët e kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit të ferrit me ngjalljen e Krishtit.
Ndërkohë, të gjithë besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan mesnatën e së shtunës dhe në orët e para të së dielës, ringjalljen e Krishtit.

Berisha: Ringjallja e Krishtit, ringjallja e shpresës për shqiptarët
Kryeministri Sali Berisha ka uruar dje të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. Pas vizitës në Kishën Ortodokse Autoqefale ku u takua me kryepeshkopin Anastas Janullatos, Berisha theksoi se kjo është dita e ringjalljes së shpresë së pashuar për shqiptarët. “Është një ditë e shenjtë, dita e ringjalljes së Krishtit, dita e ringjalljes së shpresës së pashuar, dita e përjetësisë. Prandaj në këtë ditë dua të përcjellë urimin tim më të përzemërt për të gjithë besimtarët ortodoks, besimtarët e krishterë dhe të gjithë besimtarët e Zotit. Iu uroj mbarësi dhe shumë gëzime në këtë ditë të veçantë. Uroj që Pashka tjetër të na gjejë edhe më mirë. Ta festojmë në katedralen e re”, theksoi Berisha.
Ai ka theksuar më tej se shqiptarët kanë motivet më të mëdha se kushdo tjetër për t`u falur Zotit pasi ne jemi një komb i rilindur dhe sepse besimet tona janë të rilindura pas regjimit komunist. 
“Asnjë komb tjetër nuk pati fatin tonë të izolohej në thellësi, në errësirat më të thella, të privohet nga besimet dhe shpresa. Këto 20 vite janë vite të rilindjes së vërtetë të shqiptarëve, të besimeve të tyre të mëdha”, shtoi Berisha.
Në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Berisha vlerësoi lart figurën e Fan Nolit. “Në tërë historinë e tyre shqiptarët do të kenë Fan Nolin, kryetarin e kishës autoqefale shqiptare dhe njërin prej personaliteteve të mëdha të letrave shqiptare por edhe diplomatin e parë i cili bëri gjithçka për konsolidimin e pavarësisë së Shqipërisë. Ne jemi në këtë 100 vjetor pasi kemi kaluar një kalvar të vërtetë zhvillimesh, vijmë të pavdekshëm si komb. Duhet të falënderojmë zotin më shumë se të gjithë të tjerët”, tha më tej kryeministri Berisha.

Ambasadori i SHBA-ve, vizitë në Kishën Ortodokse
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexandër A. Arvziu uroi të dielën besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Ambasadori Arvizu vizitoi rreth orës 12.30 kishën Autoqefale Ortodokse në Tiranë ku u takua me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Kryebashkiaku Basha, urime për Pashkët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij uruan  dje të gjithë besimtarët ortodoksë gëzuar Pashkët. Pas vizitës në Kishën Ortodokse Autoqefale, ku u takua me kryepeshkopin Anastas Janullatos, Basha uroi përzemërsisht të gjithë të besimtarët ortodoks me rastin e Pashkëve. “Në emër timin, familjes sime dhe Bashkisë së Tiranës, uroj të gjithë besimtarët ortodoks gëzuar Pashkët”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›