Kujdes nga Interi!

Nga Express më 28 mars 2011 në ora 22:13
Sulmuesi i Schalke 04, Jefferson Farfan ka theksuar se bashkëlojtarët e tij janë të kujdesshëm nga Inter para përballjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Reprezentuesi peruan vlerëson lart Nerazzurrët dhe ka identifikuar kundërshtarët më të rrezikshëm për skuadrën e tij.
“Do të mundohemi ta realizojmë, edhe pse Inter është shumë i fortë. Samuel Eto’o është futbollist i kompletuar, por besoj se Wesley Sneijder është më i rrezikshmi te Interi”, tha Farfan për La Gazzetta dello Sport.