E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrati nga telashi në telash pezullohet nga trajneri Damgen

SHKRUAN: Jeton Selimi 30-03-2011 12:55

Ish-sulmuesi i kombëtares vijon të ketë probleme në karrierën e tij, ndonëse aktivizohet në Reginaligan gjermane me skuadrën e Vupertalit.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Kastrati u përjashtua nga trajneri i Vupertal (Regionalliga), Mikael Damgen, pas një debati të lojtarit shqiptar me këtë të fundit. Në të kaluarën, Kastrati ka pasur polemika edhe me fansat, për shkak të padurimit të tij për të qëndruar në stol. “E pezullova dhe nuk jap asnjë koment”, - tha trajneri i Vupertal, Damgen, për gazetën gjermane “Revier Sport”. Kastrati ishte treguar shumë arrogant gjatë një penalltie në një ndeshje testuese kundër formacionit të dyteëtë Fortuna Duseldorf (2-2), duke shkëmbyer debate të panevojshme me një fans. Kastrati, i cili në të kaluarën e tij ka luajtur edhe për Fortuna Duseldorf, është pezulluar shpesh per shkak të shkeljes së disiplinës. Në sezonin 2009-2010, kur luante si sulmues i Dinamo Dresden në ekipin e dytë, dhe me vonë kur luante për Boner SC, ka pasur probleme disiplinore. “Bekimi nuk ka një karakter të thjeshtë. Por kur ai luan, atëherë jep dhe rezultate. Në fazën e dytë, kur ai ka luajtur na ka bindur të gjithëve”, tha bosi i Vupertal, Friedhelm Runge në lidhje me “problemet e fëmijës Kastrati”, i konsideruar nga të gjithë edhe si “i përkëdheluri” i presidentit. Ende nuk dihet sesa gjatë do të jetë i pezulluar Kastrati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›