E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili, barazim në ndeshjen e 1000-të

TIRANE-Metlife Stadium, një impiant gjigand ku zakonisht luhet futboll amerikan, duket si stadiumi i Bogotas për mijëra emigrantët kolumbianë që jetojnë në Nju Xhersi.

Ndeshja e djeshme mes Brazilit e Kolumbisë ka qenë një betejë e vërtetë në sytë e 38 mijë tifozëve edhe pse u luajt kur në Evropë ishte natë. Në fund, skuadrat kanë barazuar 1-1, në atë që pritej të ishte një festë për ndeshjen numër 1000 të brazilianëve në arenën ndërkombëtare. Protagonist i takimit ka qenë Rikardo Kaka, autor i një paraqitjeje super. Ai goditi shtyllën në startin e takimit si edhe i shkoi disa herë pranë golit, por ishte Kolumbia që kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, kur Kuadrado, lojtari i Fiorentinës, arrin të shënojë.
Në të dytën, Nejmar barazoi shifrat me një gol të bukur në minutën e 63-të, kur ai “dehu” dy mbrojtës dhe goditi lehtë me të djathtën. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, por entuziazmi te 38 mijë të pranishmit, arriti kulmin.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›