Kinezët tani duan Milanin, Marçelo Lipi bëhet “shkes”
TIRANE-Aksionerët kinezë largohen nga Interi dhe afrohen te Milani.
Pas burokracive të shumta, që frenuan marrëveshjen mes klubit zikaltër dhe investitorëve nga vendi aziatik, “Corriere Dello Sport” ka zbuluar një prapaskenë të bujshme: Liu Yongzhuo, padroni i Guangzhou-t, është gati të futet si aksioner në klubin kuqezi.
Ndërmjetësi që ai të arrijë te presidenti Silvio Berluskoni duket Marçelo Lipi, trajneri i skuadrës kineze dhe ndoshta një nga pasuesit e Alegrit në stolin e Milanit. Kontakti i parë mes klubit italian dhe delegacionit kinez pritet të zhvillohet më 4 dhjetor, kur pas një vizite në “San Siro”, palët do të ndjekin së bashku ndeshjen e Champions League ndaj Zenitit. Liu Youngzhuo ka një pasuri prej 2,7 miliardë eurosh.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)