E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni i Mynihut kërkon Rud Van Nistelroin

Drejtori i përgjithshëm i Bajernit të Munihut, pohoi se Rud Van
Nistelroj dëshirontë bashkohet me Bajernin e Mynihut dhe jo me Realin e Madridit.
Sulmuesi holandez është lënë në pankinë te skuadra e Mancester Junaitid qysh prej muajit shkurt 2006 pas ndeshjes së Kupës së Ligës Angleze kundër Uiganit.
Karriera e tij në "Old Trafford" duket se ka marrë fund. Lajmet nga Spanja pohojnë se bosi i ri i Realit, Fabio Kapelo e dëshiron holandezin për të qenë pjesë e revolucionit të tij te Reali i Madridit.
Drejtori i Bajernit, Rumenige, pretendon se 29-vjecari dëshiron të luajë futboll në Bavari sezonin e ardhshëm.
"Lojtari dëshiron të vijë në Munih" pohoi Rumenige për gazetën gjermane "Bild am Sonntag".
Rumenige pohoi se skuadra kampione e Bundesligë do të përpiqet të bisedojë me "Djajtë e kuq" dhe Van Nistelroin për të mbyllur transferimin. Nëse tratativat nuk do të përfundonin me sukses atëhëre Bajerni do të kërkojë të rekrutojë sulmuesin spanjoll të Ateltikos së Madridit, Fernando Torres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›